Dy grupe rivale shqiptarësh nuk kanë ngurruar të grinden mes tyre duke përdorur fillimisht mjete të forta dhe më pas edhe armët e zjarrit, që i mbanin pa leje. Mediat italiane kanë dhënë dje lajmin mbi përleshjen me armë zjarri të dy grupeve të dyshuara si shqiptare në zonën e Riminit.
Sipas të dhënave policore si rezultat i shkëmbimit të zjarrit mes këtyre dy grupeve është plagosur një shtetas i moshës 32-vjeçare dhe është dërguar në spital. Policia italiane e mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar për përplasjen me armë, ndërsa po hetohen disa pista mes të cilave konflikti për biznesin ilegal apo ndonjë hakmarrje e mundshme. Emrat e të arrestuarve ende nuk janë bërë të ditur për arsye hetimore, por policia ka arritur të sekuestrojë disa pistoleta dhe mjete të ftohta që janë përdorur në vendin e ngjarjes.
No comments:
Post a Comment