Londër, Spahiu: Fëmijët po humbasin shqipen

Ne mbeshtetje te nismes per mbeshtetjen mbareshqiptare ne firmosjen e peticionit kunder regjistrimit mbi baza fetare e etnike, aleanca Kuq e Zi ka krijuar degen e saj ne Londër.

Shume emigrante shqiptare ne Londer i jane shtuar listes se gjate te shqiptareve kunder ketij lloj regjistrimi. Numri dy i KLD-se, Kreshnik Spahiu ka zhvilluar nje takim me emigrantet ne Westminster University, gjate te cilit ai theksoi mes studentësh e pedagogësh se kjo Aleancë i përket të gjithë Shqiptarëve dhe do të shtrijë aktivitetin e saj në të gjithë diasporën.

Spahiu, duke deklaruar se 50% e shqiptareve jetojne jashte atdheut, ka ngritur shqetesimin per humbjen e gjuhes dhe traditave. “Fëmijët po humbasin gjuhën shqipe”- tha ai, duke shtuar se ne kushte te tilla eshte urgjent nje program i mirfillte për arsimin në emigracion.
(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment