Miley Cyrus në Amerikën Latine

Miley Cyrus ndodhet në Amerikën Latine për turin e saj. Deri tani ka qenë në disa shtete ku nuk ka lënë përshtypje të mira. Në ndalesën e saj të parë në Venezuelë, në mes të një koncerti në Karakas, një fans i hodhi në skenë flamurin e Venezuelës dhe këngëtarja, pa marrë parasysh pasojat, e shkeli me këmbë dhe e largoi. Ky gjest indinjoi shumë venezuelianët.

Ndërsa në Meksikë rreth 100 fansa po prisnin me kamera dhe aparate fotografikë poshtë hotelit ku Miley Cyrus do të qëndronte, me dëshirën për të parë idhullin e tyre. Por, kur mbërriti, këngëtarja as nuk e uli xhamin e makinës për t’i përshëndetur.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment