Mesfushori në qendër të zërave të merkatos, shfryn në “Faccebook”: Po kaloj një moment të vështirë
Është një moment i vështirë për Klaudio Markizion. Mesfushori i Juventusit, i konsideruar nga tifozët si kapiteni i ardhshëm i bardhezinjve, ka shumë mundësi që të largohet nga Torino gjatë kësaj vere, pavarësisht rinovimit të kontratës që ka bërë me Juventusin deri në 2016-ën.

Mbërritja e Pirlos dhe me shumë mundësi edhe e Inlerit po e shtyjnë lojtarin jashtë klubit piemontez.
Tifozëve, të cilët e kanë pyetur në Facebook rreth së ardhmes së tij ai u është përgjigjur: “Në një moment kaq të vështirë dhe delikat jeni më se të rëndësishëm për mua”. Një frazë, e cila duket se, konfirmon dyshimet për një lamtumirë të mundshme.
Milani dhe Interi po ndjekin me interes lëvizjet më të fundit tek Juventusi. Nëse tendenca më e re e Juves imponon shitjen e Klaudio Markizios, ndoshta ka ardhur momenti për t’u ulur dhe për të reflektuar mbi mundësine e insistimit në këtë revolucion.
Që prej mbrëmjes të së premtes ku në faqen e Facebook është shpallur një mesazh pesimist në lidhje me të ardhmen e lojtarit menjëherë kanë shpërthyer mesazhet e tifozëve, të cilët kanë kërkuar mohim për lejimin e largimit të mundshëm të tij dhe jo konfirmim.
“Më falni nëse s’ju kam shkruar gjatë këtyre ditëve, por e kam pasur profilin e bllokuar…Në një moment kaq të vështirë dhe delikat jeni më se të rëndësishëm për mua. Ju falënderoj për durimin tuaj. Natën,” këto fjalë janë shkruar në faqen e tij dhe janë përcjellë përmes shtypit.
Nuk është e rastësishme zgjedhja e së premtes mbrëma. Në fakt operacioni “Inler” është shumë pranë mbylljes me sukses, teksa nuk është përfillur akordi në të cilin kishin rënë Udineze dhe Napoli për transferimin e tij.
Pas Pirlos, Paciencës dhe akordit me zvicerianin, mania më e re e torinezëve, të cilët janë duke bërë një revolucion në repartin e mesfushës mund ta lërë Markizion jashtë. Në fund të fundit ç’rol do bënte? Ose më mirë: ç’garanci do të kishte për skemën 4-4-2 të Kontes?
Felipe Melo dhe Sisoko pritet të largohen ndërsa e ardhmja e Akuilanit vazhdon të jetë e paqartë. E pse duhet t’i minimizojmë thashethemet, që e vendosin “princin e vogël” mes emrave që do largohen? Po t’i referohemi vlerësimeve teknike dhe taktike të skemës së Kontes, me shumë mundësi Markizio do të largohet, por kjo do të ngjallte konflikt interesash mes drejtuesve dhe tifozëve.
Argjentinasi
Zarate sqarohet me Lacion dhe qëndron
Mosmarrëveshjet e së kaluarës dhe zërat e ditëve që u lanë pas janë vetëm një kujtim i largët. Mauro Zarate do të qëndrojë tek Lacio edhe për sezonin e ardhshëm. Përjashtohet këtu mundësia e një oferte të majme, për të cilën ai do të largohej vetëm tek Milani, Juventusi ose Reali i Madridit.
Ka pasur një takim mes agjentit të lojtarit Bepe Bozo dhe presidentit lacial, Lotito. Gjatë takimit argjentinasi ka konfirmuar dëshirën që të vazhdojë të veshë bluzën bardhekaltër. Ndërkohë drejtuesit pranuan se s’kanë pasur asnjëherë ndërmend ta shesin lojtarin, përkundrazi e kanë marrë në konsideratë për projektin e Rejës edhe për sezonin e ardhshëm, i cili do të fillojë me rikthimin në Europë përmes Europa Ligës.
Pastaj të mos harrohet edhe marrëdhënia e mirë që ky lojtar ka pasur me tifozerinë laciale, e cila gjithmonë e ka konsideruar një idhull. Por klubi ka kërkuar një sjellje ndryshe sa i përket disa situatave të veçanta (dhe këtu i është referuar momentit kur lojtari e ka lënë stërvitjen para festës së fundvitit me skuadrën).
Drejtuesit
Roma, “luftë” mes Sabatinit dhe Montalit
Nuk ka më kohë. Valter Sabatini ka lëshuar ultimatumin e tij të fundit drejt Romës: “Ose unë ose Montali”. Drejtori sportiv, ende i pazyrtarizuar nga klubi, kërkon të hyjë nga dera kryesore në Trigoria për të filluar ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, në të kundërt ka sugjeruar të merret Montali.
Ish-tekniku i volejbollit nuk konsiderohet një specialist futbolli. Sa për pankinën vazhdon dueli mes Luis Enrikes dhe Deshampit. Thashethemet e publikuara hedhin dritë mbi angazhimet më të reja të Romës, sidomos përsa i përket merkatos.
Ndërkohë situata vazhdon e turbullt. Për momentin është Baldini ai që po provon t’i vërë fre një situate që edhe mund të shpërthejë. Sabatini i ka shtyrë udhëtimet e programuara për në Spanjë (ku tashmë duhet të kishtë folur me ish-teknikun e Barcelonës-B, Luis Enriken), si edhe në Francë ku ishte programuar të zhvillonte një diskutim me ish-juventinin Deshamp. Për momentin janë ata të dy, të vetmit kandidatë të vërtetë për pankinën e Romës.
Trajneri
Atxori, gati për të drejtuar Sampdorian
Presidenti Garrone ka vendosur t’ia besojë Xhianluka Atzorit postin e trajnerit të Sampdorias. Do të jetë tekniku aktual i Rexhinës ai që do të marrë drejtimin e xhenovezëve për dy vitet e ardhshme. Kjo kontratë dyvjeçare do t’i japë detyrën këtij trajneri për ta ngjitur Sampdorian sërish në Serinë A.
Sulmuesi
Xhilardino zgjedh Olimpikun e Marsejës
Alberto Xhilardino mund të largohet nga Fiorentina, por para së gjithash nga Italia. Me shumë mundësi do të instalohet në Francë ku destinacioni do të jetë Olimpik Marseja. Sipas shtypit francez, sulmuesi i Fiorentinës është takuar me teknikun e Marsejës Didië Deshamp, dhe ka diskutuar për një transferim të mundshëm të tij.

(www.sportishqiptar.com.al)
No comments:
Post a Comment