Drafti i Mjedisit, ndryshon mbi 60 % i ligjit

Drafti i Mjedisit, i shqyrtuar në Komisionin parlamentar të Veprimatarive Prodhuese prek më shumë se 60 për qind të ligjit aktual.

Drafti shmang përplasjet mes ligjeve, përcakton qartë përgjegjësitë ligjore të operatorëve, ndan se kush do të japë lejet mjedisore dhe kush do të kryejë inspektimet.
Sipas kryetarit të Komisionit, Jemin Gjana, indeksi i rritjes ekonomike nuk përputhet me atë të shfryrtëzimit të burimeve natyrore dhe as me indeksin e hapësirave të mbetjeve urbane. Pikërisht, shmangia e mbivendosjeve të ligjeve, akteve nënligjore dhe kompetencave krijon mundësi zhvillimi. Projektligji u miratua parimisht nga ky komision për tëvazhduar më pas me miratimin nen për nen.

(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment