Shkencëtarët kanë dëshmuar se fëmijët të cilët i kanë kaluar vitet e hershme në jetimore kanë telomere më të shkurtra se fëmijët që janë birësuar apo rritur në përkujdesje familjare.
Në aspektin biologjik, telomeret shkurtohen çdo herë kur kromozimi replikohet gjatë ndarjes qelizore. Megjithatë, tani është zbuluar se stresi po ashtu mund të rezultojë në shkurtimin e tyre.
“Hulumtimi ka treguar se rritja nën kujdes institucional ndikon tek fëmijët në nivel molekular”, ka thënë Stacy Drury, psikiatre klinike nga Tulane University, New Orleans.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment