Berluskoni pranon humbjen: Do të pendohen ata që nuk na votuan

Partia e Berluskonit ka dalë e mundur nga raundi i dytë i zgjedhjeve administrative dhe vetë ai nuk e mohon këtë. PDL ka humbur në Milano dhe Napoli, ndërsa Berluskoni, i cili fillimisht nuk e komentoi rezultatin, ka thyer heshtjen më pas duke pranuar dështimin.

"Kemi humbur, kjo është e dukshme", po ka shtuar se e vetmja rrugë është ruajtja e qetësisë dhe ecja përpara.


"Mazhoranca është kohezive dhe e vendosur në reformat e saj. Unë jam natyrë luftëtari, sa herë humbas, forcat e mia trefishohen", tha ai, duke hedhur poshtë edhe hipotezat për pakënaqësi nga ana e aleatit Umberto Bossi. "Ai është dakord që ne të ecim përpara së bashku".

"Do të pendoheni"
Kryeministri italian u ka lëshuar një mesazh të qartë qytetarëve që nuk e kanë votuar në zgjedhjet administrative . "Mendoj se në Napoli do të pendohen të gjithë, ndërsa në Milano duhet të lusin Zotin që të mos ndodhë ndonjë gjë negative", ka thënë ai.

(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment