CIA ka paralajmëruar për grusht shtet në Greqi

CIA paralajmëroi për grusht shtet në Greqi për shkak të masave të rrepta ekonomike dhe gjendjes dëshpëruese ekonomike, shkruan gazeta "Bild".

Sipas tabloidit, CIA në raportin e saj ka përmendur se protestat në rrugët e Athinës mund të sjellin deri te eskalimi i dhunës dhe në këtë mënyrë deri te një revolucion dhe si pasojë e kësaj, qeveria "do ta humbiste kontrollin ndaj menaxhimit të vendit".

"Bild" gjithashtu shkruan edhe për raportin e CIA-s, në të cilin është përmendur për grusht shtet të mundshëm, në rast se situata në Greqi ndërlikohet edhe më shumë dhe del jashtë kontrollit.

Në ndërkohë, në Athinë nuk kanë të ndalur demonstratat kundër kursit të ashpër të reformave të qeverisë Papandreu. Në sheshin qendror, Sintagma, u mblodhën në ditën e gjashtë të protestave mijëra persona.

Ata i cilësuan politikanët e vendit si hajdutë dhe kërkuan dorëheqjen e tyre. Protestat u iniciuan nga një lëvizje qytetare, e cila e kishte lëshuar thirrjen përmes internetit.

Edhe në qytetin verior grek, Selanik, ka pasur protesta.

Sipas të dhënave të policisë, deri më tani protestat janë zhvilluar në mënyrë paqësore.
(www.gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment