Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se po bëhet përparim në luftën kundër përdorimit të gjerë të duhanit.
Megjithatë, në prag të Ditës Ndërkombëtare kundër Duhanit, 31 maj, OBSH paralajmëron se shumë punë mbetet ende për të reduktuar miliona vdekje të parakohshme që ndodhin çdo vit nga sëmundje që lidhen me duhanin.
Sipas OBSH-së, ka shenja të rënies së përdorimit global të duhanit dhe ajo ia atribuon këtë sukses kryesisht në zbatimit të Konventës Kornizë për Kontrollin e Duhanit, që ka hyrë në fuqi në vitin 2005 dhe deri tani, 173 vende e kanë ratifikuar atë.
Shefi i Sekretariatit të Konventës, Haik Nikogosian, thotë se 80 për qind e vendeve që e kanë miratuar atë, kanë përforcuar legjislacionin për kontrollin e pritjes së duhanit, një arritje shumë e fortë globale kjo sipas tij.
“Unë mendoj se ne jemi duke e fituar betejën … Po, kjo është një betejë e gjatë. Ajo do të marrë shumë, shumë vite, por epidemia e duhanit, duke përfshirë në disa vende ku kjo ishte një sfidë e madhe, po fillon të frenohet”, tha Nikogosian.
Duke shtuar se ende kjo dukuri do të marrë një kohë shumë të gjatë dhe ende miliona jetë njerëzish do të vdesin, por lajmi i mirë është se dukuria është në frenim e sipër.
Për shembull, pirja e duhanit në Australi, Norvegji dhe Meksika ka rënë me 5% përqind gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, Armando Peruga, menaxher i Programit të OBSH-së për Nismën kundër Duhanit, thotë se efektet e shëndetit publik të pirjes së duhanit janë ende shkatërruese.
“Këtë vit, epidemia e duhanit do të vrasë gati gjashtë milion njerëz, duke përfshirë më shumë se 600.000 jo-duhanpirësit që do të vdesin nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit”, tha Peruga.
Ndërsa në vitin 2030, dr.Peruga paralajmëron se duhani mund të vrasë tetë milionë njerëz, prej të cilëve më shumë se 80 për qind do të jetojnë në vendet e ulëta dhe me të ardhura mesatare.
“Siç e dini, duhanit është një nga kontribuesit më të mëdhenj të epidemisë së sëmundjeve jo të transmetueshme, të tilla si sulmi në zemër, goditje, kancer, emfizemë, e cila është përgjegjëse për rreth dy të tretat e të gjitha vdekjeve të NCD (sëmundjeve jo të transmetueshme) dhe rreth një në tetë të vdekjeve totale”,shpjegoi ai.
Ndërkaq, OBSH thotë se taktikat e marketingut të industrisë së duhanit, janë duke u bërë edhe më agresive sa më shumë njerëz kanë nisur të heqin dorë nga pirja e duhanit.
E për këtë, zyrtarët e OBSH-së thonë se më e efektshme është masa e rritjes së taksave të duhanit.
Janë mëse 6 milion njerëz që vdesin nga përdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tij = 1 vdekje çdo 6 sekonda.
No comments:
Post a Comment