Sipas Bashës është kanibalizëm përjashtimi i votave nga procesi i numërimit, pasi zëri i cdo qytetari duhet të dëgjohet, permes numerimit te cdo vote.
"Ne jemi dëshmitarë se nuk ka ndodhur asnjë manipulim. Unë mendoj se e drejta është në anën time, por janë institucionet kushtetuese që japin vendimin. Kundërshtari im nuk pohon se është kundër numërimit të cdo vote, por ka nisur një fushatë për të përbaltur procesin duke bërë kërcënime dhe presione ndaj institucioneve", tha Basha.
Sipas tij, demokracia e provon fuqinë kur rezultati është tepër i ngushtë nëpërmjet respektimit të cdo vote.
(top-channel.tv)
No comments:
Post a Comment