Samanta Karavella flet për largimin nga "Top Fest 8"

Prishja e bashkëpunimit midis Big Basta-s dhe Samanta Karavella-s është bërë objekt spekulimesh, dhe ka pasur aludime se çështja e pagesës solli përjashtimin e saj nga "Top Fest 8".

Vetë këngëtarja e suksesshme ka treguar për gazetën “Mapo” sesi qëndron e vërteta e "largimit" të saj nga Big Basta dhe nga Top Festi.

"Jo, kjo nuk është aspak e vërtetë. Është shumë qesharake dhe mu duk shumë absurde si shkrim, thjesht është iniciuar prej faktit që miqësia ime me Big Bastën nuk vazhdon, por që nuk është aspak e vërtetë që unë nuk jam në finale prej atyre fjalëve që janë thënë, që ishin shumë të ulëta në fakt. Qesharake, në kuptimin e plotë të fjalës. Në momentin që unë e kam marrë vesh, kam qeshur" është shprehur Samanta.

Ajo gjithashtu ka pranuar se është pjesa profesionale që ka ndikuar në prishjen e marrëdhënieve të tyre, por për këtë nuk ka qënë shkak pagesa.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment