Korçë, hidhet nga kati i 4 i konviktit, vdes studentja

Një studente i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i konviktit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës ku 19-vjeçarja me inicialet Zanika.B nga Pogradeci është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i katërt i konviktit të universitetit “ Fan Noli”.

Përplasja ka qënë fatale për 19-vjeçaren e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje. Dyshohet se shkak për vetëvrasjen është bërë kërkesa e familjes së saj për t`u fejuar me një person që ajo nuk e donte.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment