Aleanca Kuq e Zi hap degën në Londër, mbledh shqiptarët

Aleanca Kuq e Zi krijon degën e saj në Londër, në mbështetje të nismës për kundërshtimin e regjistrimit të popullsisë mbi baza kombësie e etnie. Qindra emigrantë shqiptarë janë bashkuar në rradhët e Aleancës Kuq e Zi, ku kanë zhvilluar një takim me Kreshnik Spahiun në Westminster University. Z. Spahiu theksoi mes studentësh e pedagogësh se kjo Aleancë i përket të gjithë Shqiptarëve dhe do të shtrijë aktivitetin e saj në të gjithë diasporën.

Aleanca Kuq e Zi reagoi gjithashtu për të drejtat e munguara të shqiptarëve në emigracion. “Fëmijët po humbasin gjuhën shqipe”- shprehu shqetesimin zoti Spahiu i cili sheh si imediate nevojën për një program të mirefilltë për arsimin në emigracion.

Shqiptarët e Londrës treguan një mbështetje të madhe në nismën e AK për mbrojtjen e identitetit kombëtar, së cilës i dha mbështetje edhe Forumi i 17 Organizatave Shqiptaro-Britanike me qendër në Londër, Birmingham etj.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment