E ndoshta pengesa më e rëndësishme për realizimin e tij ishte mungesa e një lidhje hekurudhore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë.
Ky fakt është pohuar konkretisht në një takim të posaçëm që zhvilluan në Sofje, dy kryetarët e shtetit bullgar dhe atij maqedonas, Georgi Parvanov dhe George Ivanov.
Sipas tyre, fillimi i transportit pan-europian përmes Korridorit 8 përbën një përparësi për tre vendet që përfshihen brenda tij, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Ata pohuan më tej, se realizimi i këtij projekti madhor infrastrukturor mbetet vendimtar dhe se ka ardhur koha që t’u jepet fund deklarimeve shumë politike mbi këtë çështje.
Dhe që ky projekt ndërkombëtar i transportit nuk duhet që të mbetet më imagjinar dhe në letër, por të nisë puna konkrete për realizimin e tij.
Korridori pan-europian i njohur me emrin “Korridori 8”, është një paralele që lidh portet bullgare të Detit të Zi me portet shqiptare të Adriatikut, përmes Maqedonisë, duke u shtrirë deri në Itali.
Një zinxhir me sa duket jetik, si një rrugë e propozuar për të shkurtuar lidhjet mes Lindjes e Azisë Qendrore, me Evropën Perëndimore.
Ky projekt ka qenë biseduar për vite të tëra mes qeverive të tre vendeve që përfshiheshin në të, sidomos kjo, për pritshmëritë e mëdha të tij mbi nxitjet e tregtisë dhe zhvillimit në Ballkan.
Por për fat të keq, për realizimin e tij është bërë fare pak.
Presidenti i Maqedonisë nga ana e tij, në takimin e lartpërmendur, konfirmoi gatishmërinë e vendit të tij për nisjen e ndërtimit të seksionit hekurudhor mes Kriva Pallankës dhe kufirit bullgar në Gyueshevo.
Me këtë hap, sipas tij, i hapet rruga ndërtimit të të famshmit Korridori 8, si një hap vendimtar për ndërtimin e transportit modern dhe infrastrukturës të energjisë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku një rëndësi të madhe strategjike paraqet edhe Shqipëria.
Bullgaria është vendi i vetëm ku kalojnë pesë korridore të transportit të Evropës.
(noa.al)
No comments:
Post a Comment