8 orë gjumë janë të domosdoshme

Orët e pakëta të gjumit janë të dëmshme për shëndetin dhe do të ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj. Gjumi i shkurtër, sipas "Sleep Foundation of America", shoqërohet me rreziqet si: rritje e rrezikut nga aksidentet automobilistike, rritje në indeksin e masës trupore - obezitet i shkaktuar nga privimi i gjumit që sjell si rezultat rritje të oreksit, rritje e rrezikimit nga diabeti dhe problemet e zemrës, ul aftësinë për të kushtuar vëmendje dhe rrit rrezikun e kushteve psikiatrike (depresion, abuzim me substanca të paligjshme etj.).

Studimet tregojnë se gjumi i shkurtër ose i shqetësuar ndikon në humor, punë, vigjilencë dhe mund të rezultojë në lëndime të rënda.
(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment