Gërdeci, Mediu sërish në gjykatë

Gjykata e Lartë përcaktoi sot me short trupën gjyqësore që do të shqyrtojë padinë e familjarëve të viktimave të Gërdecit.

Padia e shoqatës së familjarëve të viktimave nga shperthimi i Gërdecit ka lidhje me një kërkesë të banorëve të këtij fshati drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme disa muaj më parë.

Ata kërkonin informacion nëse ky instituticion po hetonte ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, pasi Gjykata e Lartë e mbylli gjykimin ndaj tij.

Prokuroria, sipas avokatëve të cështjes, nuk ua dha një informacion të tillë banorëve.

Megjithatë, mësohet se në këtë gjykim prokuroria nuk është e paditur, por duke qenë se sërish përmendet emri i Mediut, cështja i kaloi automatikisht për gjykim në cilësinë e gjykatës si shkallë e parë për personat e veshur me imunitet, Gjykates së Larte.

Gjithashtu, kjo gjykatë ka hedhur shortin edhe për caktimin e një trupe gjyqësore që do të gjykojë cështjen e regjistruar ndaj zotit Mediu dhe të tjerëve me palën akuzuese, të përfaqësuar nga Pashk Koci.

Paditësi kërkon shpërblim dëmi pasuror dhe jopasuror për plagosje të rëndë nga pakujdesia, dëmtim i ardhur ndaj tij nga shpërthimi në Gërdec.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment