Një panel i përzier i përbërë prej dy gjyqtarëve vendës dhe një gjyqtari të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, shqiptoi vendimin kundër tre të pandehurve për trafikim të drogës dhe krim të organizuar.
Përmes një komunikate për media, EULEX-i bëri të ditur se “Ilaz Kurtaliqi ka pranuar fajësinë për trafikim të drogës dhe krim të organizuar dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 vjet e 9 muaj dhe është gjobitur me 25.000 euro. Faik Mazreku ka pranuar fajësinë për trafikim të drogës dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet e gjysmë dhe është gjobitur me 10.000 euro. Shyhrete Hasani është shpallur fajtore për trafikim të drogës dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e gjysmë dhe është gjobitur me 800 Euro”.
I dyshuari, Fatmir Neziri, është liruar nga të gjitha akuzat, ndërsa dy persona të tjerë të përfshirë në këtë vepër thuhet janë ende në liri.
Vendimet për këto raste thuhet se janë shpallur më 27 maj.
(www.gazetaexpress.com)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment