Partia Socialiste deklaroi sot se mirëpret propozimin e ndërkombëtarëve për përfshirjen e Komisionit të Venecias në përpjekje për të shpëtuar zgjedhjet e 8 majit.
“PS falënderon miqtë e ndërkombëtarët dhe bëjmë të qartë se ne mirëpresim propozimin për përfshirjen e Komisionit të Venecias në përpjekje për të shpëtuar zgjedhjet e 8 majit, për të dhënë opinionin e kualifikuar dhe të pakorruptuar dhe për t`i shpëtuar zgjedhjet nga qorrsokaku që i ka futur Saliu dhe Ristani ”, theksoi deputeti socialist Blendi Klosi.
Ai ka theksuar më tej se kryeministri Berisha i cilësoi si të vlefshme fletët e konsideruara të pavlefshme ndërsa shtoi se kryeministri Berisha kërkon të pushtojë Tiranën ashtu siç pushtoi edhe Shqipërinë në 2009-ën duke shkelur në vullnetin e shqiptarëve.
Ndërkohë propozimi për përfshirjen e Komisionit të Venencias në dhënien e asistencës për Kolegjin Zgjedhor, i cili ka në dorë rezultatin e Tiranës, dhe marrjen e një vendimi profesional nga ky i fundit u bë nga Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan pak ditë më parë.

(www.ama-news.al)
No comments:
Post a Comment