Prezantohet sistemi "RUDA" për regjistrimin e fermave blegtorale dhe bujqësore

Sot, përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, projekti i UNDP-së "Përmirësimi i Performancës së Sektorit të Blegtorisë në Shqipëri" morën pjesë në dorëzimin e sistemit të ri informatik "RUDA", si pjesë e harmonizimit të bazës së të dhënave kombëtare për regjistrimin e fermave blegtorale dhe bujqësore, nën mandatin dhe sigurimin financiar të projektit të blegtorisë së UNDP-së.

Duke filluar nga fundi i vitit 2010, projektit i UNDP - "Përmirësimi i Performancës së Sektorit të Blegtorisë në Shqipëri" bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria italiane, përfundoi fazën e parë të bazës së të dhënave të reja të sistemit të ri informatik “RUDA”. Qëllimi kryesor i projektit ishte krijimi i bazës së të dhënave për të gjitha fermat blegtorale në Shqipëri për bashkimin dhe harmonizimin e sistemeve ekzistuese të informacionit, i cili do të sigurojë marrjen e informacioneve dhe vendimeve të drejta nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, në lidhje me informacionin efektiv dhe efikas të vendndodhjes dhe lëvizjes së kafshëve blegtorale, si dhe në lidhje me shëndetin dhe inventarin e kafshëve. Sistemi i ri informatik “ RUDA” mund të ndahet me sistemet e të tjera të informacionit, si për shembull, me sektorin e sigurisë ushqimore, etj.

Përfundimi me sukses i kësaj faze, u mundësua nga një bashkëpunim i ngushtë i disa partnerëve, si janë Ministria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë - ISUV, projekti "Përmirësimi i Mbrojtjes së Konsumatorit ndaj Sëmundjeve Zoonotike - PAZA ", i financuar nga Bashkimi Europian si dhe projekte të tjera që operojnë në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri.
“Dorëzimi" i këtij sistemi të ri informatik, shënon fillimin e një faze të re për dhe zgjerimin e funksioneve të reja të sistemit të informacionit; të gjitha llojeve e kafshëve të tjera do të mund të menaxhohen, veçanërisht në fushën e të kontrollit të sëmundjeve të kafshëve.

Përfaqësuesi i UNDP-së, Z. Vladimir Malkaj, përgëzoi rezultatet e arritura, si rrjedhojë e një bashkëpunimi të shkëlqyer ndërmjet projekteve dhe vuri në dukje se një bashkëpunim i tillë duhet të vlerësohet për të krijuar në të ardhmen potencialet që ofrojnë zgjidhje të tjera të qëndrueshme në këtë sektor. Gjithashtu, u theksua prej tij, se kontributi i dhënë nga UNDP-ja dhe Agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural është plotësisht i orientuar drejt mbështetjes së axhendën së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke punuar në ngritjen e kapaciteteve, transferimin e njohurive bashkëkohore dhe përmirësimin e menaxhimit të qeverisjes të sektorit.

Drejtuesi i projektit të UND-së për blegtorinë, Dr. Ulrich Schmidt, prezantoi një përmbledhje të hapave të nevojshme të ndërmarra deri më tani dhe theksoi vlerën e bashkëpunimit për vazhdimësinë e ndërtimit të sistemit. Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë për të punuar në një qasje të qëndrueshme të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve në Shqipëri, si pikënisja dhe baza për të gjitha sistemet e informacionit blegtoral.

Dr. Arben Kipi, Shef i Njësisë Kombëtare të Indetifikimit dhe Regjistrimit të kafshëve, në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, e komentoi sistemin e ri informatik të harmonizuar nga projekti i UNDP-së si një aritje, që do të bëjë të mundur integrimin e tre sistemeve bazë të informacionit të blegtorisë dhe bujqësisë, të tillë si: Regjistrimi i Fermave, Identifikimi dhe Regjistrimi i kafshëve, si dhe Sistemit i Kontrollit të Sëmundjeve të Kafshëve (ADI). Çfarë ai e konsideroi si një vlerë të shtuar të rëndësishme të sistemit të ri të “RUDA-ës ”, janë modulet për eksportin e të dhënave dhe menaxhimin për të përmirësuar masat veterinare.

Sistemi "RUDA" – emërtuar sipas racës së rëndësishme të deles autoktone – fillimisht u krijua përmes një projekti pilot, që bëri të mundur ndërtimin e sistemit në vitin 2005 për të menaxhuar bagëtitë e imta, duke përfshirë 10 rrethe në jug-lindje të Shqipërisë. Nga viti 2005 deri në vitin 2010, sistemi ka punuar vetëm në zonat e sipërpërmendura. Sisteme te tjera ishin ndërtuar për menaxhimin e të dhënave të gjedhit të shpërndarë, në të gjithë vendin. Qëndrueshmëria e të dhënave dhe menaxhimi i tyre është konsideruar si një sfidë për sektorin e blegtorisë.

Zv.ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Prof. Dr. Tokli Thomai, përshëndeti dhe vlerësoi arritjen që ofron ky system i ri informatik me anë të menaxhimit bashkëkohor të të dhënave, si një pjesë shumë e rëndësishme e sektorit të blegtorisë shqiptare. Zv.ministri i Bujqësisë, nënvizoi faktin se sistemit i ri informatik "RUDA" është një kontribut i rëndësishëm për fazën përgatitore të aderimit të vendit në Bashkimin Evropian.
(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment