Një raport seksual me një njeri të shtrenjtë mund të ndikojë mbi strukturën e trurit dhe të kontribuojë për të shtuar dëshirën gjatë një periudhe kohe më të gjatë.
Për këtë është i bindur seksologu amerikan David Shnarh, i cili e ka argumentuar teorinë e tij në librin “Intimitet dhe dëshirë”. Sipas ekspertit, seksi i dhuron dy të dashuruarve mundësinë për të përjetuar momente speciale afrimiteti dhe solidariteti me partnerin. Shnarh i quan momente “takimi sensomotor”. “Nëpër këto momente – ka shpjeguar ai – relacionet në përgjithësi bëhen më fikse, tërheqja për një person të shtrenjtë është më e fortë”.
Shkencëtarët janë të bindur se prapa efekteve pozitive të një raporti seksual me një person të dashur gjendet fenomeni i të ashtuquajturës neuroplastikë”. Bëhet fjalë për atë aftësi të jashtëzakonshme të trurit human për të qenë në gjendje të ndryshojë nën ndikimin e përvojës.
Truri ka edhe aftësinë për t’u përshtatur dhe për të ndërtuar strukturat e veta, duke ndërvepruar me organizmat e tjerë. Përsa i takon seksit, sipas Shnarh, haset efekti pozitiv i neuroplastikës, nëse partnerët mbajnë kontaktin viziviz gjatë marrëdhënies.
Në lidhje me këtë, seksologu amerikan flet për “përhapje të mendimeve vullkanike” dhe për “hapje emocionale” të partnerëve. “Kontakti seksual duhet të jetë një akt bashkëpunimi dhe jo një mënyrë për të kënaqur dëshirën, përmes trupit të një tjetër personi”, ka shpjeguar neuroshkencëtari Munich Ernst Peppel.
Rëndësia e kontaktit viziv midis dy të dashuruarve në raportin seksual është konfirmuar që në vitin 2001 nga neuroshkencëtari Knut Kampe, studim të cilin e paraqiti edhe në revistën “Nature”.
Në veçanti, studimi shpjegonte arsyen përse kënaqësia është më intensive kur arrihet orgazma, nëse shikohet partneri në sy. Kampe ka arritur të zbulojë se, falë kontaktit viziv, perfeksionohet prodhimi i neurotransmetuesit të dopaminës, që është hormoni kyç për sistemin e rikompensimit cerebral.

No comments:
Post a Comment