Androidi - i quajtur Ruby - në fillim skanon statusin fillestar të kubit, ngjyrat e të cilit janë të ngatërruara, përpara se të nisë punën. Ajo është në gjendje të studiojë dhe të zgjidhë "enigmën ikonike" në 10.18 sekonda.
Ruby është e zhvilluar nga 6 inxhinierë dhe studentë të shkencave në Universitetin e Teknologjisë në Melburn, ajo ishte e ndërtuar nga fillimi si projekti përfundimtar i vitit. Studentët tashmë janë duke kërkuar që aftësitë e Ruby-t të njihen nga "Guinness World Records".
Rekordi botëror aktual i njeriut për rubikonin mbahet nga Feliks Zemdegs i cili e zgjidhi rubikonin për 6.24 sekonda në Kubaroo Open 2011.
Në tetor të 2010, roboti më i shpejtë në zgjidhjen e enigmës kubike ishte Cubinatori, i cili ishte në gjendje ta zgjidhte kubin për 18.2 sekonda.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment