Aparati fotografik më i shtrenjtë në botë

Një aparat fotografik i vitit 1923 i markës Leica, u shit në një ankand të shtunën e kaluar në galerinë Westlicht në Vjenë (Austri) për 1.23 milionë euro.

Në këtë mënyrë ky aparat është tashmë më i shtrenjti në histori.

Cmimi fillestar i ankandit ishte 200 mijë euro dhe pas 20 minutash një koleksionist aziatik e bëri të vetën për më shumë se 1 milionë euro.

Është thyer kështu rekordi që deri më sot e mbante një aparat fotografik i vitit 1839 që u shit për 732 mijë euro vitin e kaluar në të njëjtën galeri.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment