Rreziku i baktereve Ministri Vasili: Të ndalohet importi i trangullit

Ministri i Shëndetësise Petirt Vasili sqaron qytetarët shqiptarë se rreziku i Shqipërisë nga bakteri Escherichia Coli në këto moment është zero, ndërkohë që sistemi ka rritur në maksimum vemendjen.

“Rreziku i Shqipërisë në këtë moment është zero. Nuk kemi importe nga këto vende, sepse kemi prodhim vendi. Do të kete alarm në të ardhmen në rast se do të ketë nivel të lartë rrezikshmërie”, tha Vasili.

Ministri tha se me shume kujdes duhet te kene qytetarët, te cilet udhetojne ne vendet e prekura tashme, por megjithate bakteri i cili mendohet se eshte perhapur nga zarzavatet, kryesisht trangulli i importuar nga Spanja drejt disa vendeve te BE, nuk perhapet nga njeriu tek njeriu.

Simptomat qe shkakton ky bakter pas 8-10 dite inkubacion ne organizmin e njeriut jane heqje barku, shpesh here me njolla gjaku, te vjella, insuficence renale, anemi e te tjera, per te cilat Vasili rekomandon menjeherë paraqitjen tek mjeku nese vihet re qofte dhe nje nga keto shenja. Nderkohe qe per parandalimine perhapjes mase shume e rendesishme eshte higjiena .

“Duhet të beni larje të kujdesshme të perimeve dhe zarzavateve dhe më pas të zihen për disa minuta. Duhet të lahen me kujdes të gjitha mjetet kulinare dhe duhet patur kujdes për mbajtjen e higjienës vetjake”, tha Vasili.

Ndonese ne nuk importojme perime nga Spanja, madje per shkak te sezonit as nga vendet fqinje por sipas Autoritetit Kombetar te Ushqimit tashme ka nje urdher per te mos importuar nga asnje vend i BE –se.
(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment