Shqipëri – Serbi, së shpejti pa viza


Ministri i Brendshëm serb, gjatë një takimi rajonal të përfaqësuesve nga 6 shtete ballkanike, një aktivitet dyditor që po zhvillohet në Durrës, njoftoi se së shpejti, lëvizja e shqiptarëve drejt Serbisë do të bëhet pa viza.

Konkretisht ministri serb u shpreh:”Së shpejti, lëvizja e shtetasve shqiptarë drejt Serbisë do të bëhet e mundur vetëm me anë të kartave të identitetit”.


Ai theksoi se në pak kohë marrëveshja do të bëhet zyrtare.


No comments:

Post a Comment