Për të shmangur fajin për shkak të parave të gatshme të shpenzuara, shumica përdorin kartela krediti dhe kështu i shërojnë frustrimet, shkruan Daily Mail. Kjo në njëfarë mënyrë edhe shpjegon pse në kohën e krizës ekonomike qendrat e mëdha të shopingut kanë shumë blerës.
Dhimbja psikologjike e shkaktuar me shpenzimin e shumave të mëdha të parave tejkalohet me vetërespektin të cilin e fitojnë njerëzit me shkuarjen në shoping, kanë konkluduar hulumtuesit. Për forcimin e egos veçanërisht të mira janë sendet luksoze, për të cilat njerëzit janë të gatshëm të paguajnë edhe deri 30 për qind më shumë, nëse janë me disponim të keq.
Njerëzit në 60 për qind të rasteve më me qejf do të përdornin kartelat e kreditit se sa paratë e gatshme, çka mund të ketë pasoja katastrofale për konsumatorët e varfër.
(femina.al)
No comments:
Post a Comment