Këtë e ka ditur fare mirë një grua 40-vjeçare nga Bangladeshi, nënë e tre fëmijëve, e cila është tentuar që të përdhunohet nga një burrë, baba i pesë fëmijëve. Ajo, në momentin e orvatjeve për përdhunim, ka arritur të mbrohet dhe madje i ka prerë penisin agresorit, të cilin më pas e ka dorëzuar në polici si provë. Provë më të mirë se kjo, zor se policia do të gjente. Tashmë penisi i prerë është administruar nën cilësinë e provës, ndërsa agresori është dërguar në spital për t’u mjekuar dhe sapo të shërohet do të arrestohet.
(gazetatema.net)
No comments:
Post a Comment