Burime nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, bënë të ditur se ky program ka hyrë në fazën intensive të zbatimit të tij dhe parashikon që deri në fund të këtij viti të rritet 30 % krahasuar me një vit më parë. E veçanta në programin e mbështetjes për këtë vit, vlerësojnë ekspertët, është futja e skemave të reja që favorizojnë zonat malore të vendit, në mënyre të veçanta ato më pak të favorizuara.Ndërkohë që, dy janë komponenët bazë që po marrin përparësi: Programi kombëtar i ullirit dhe arroret, gështenja, lajthia, bajamja dhe shega.
Ministria e Bujqësisë bën të ditur se mbështetja financiare po vazhdon gjithashtu për serat, blegtorinë, bujqësinë bio, futjen e teknologjive moderne në prodhim, etj.
Ne skemat e subvencionit të vitit 2011 një vend të rëndësishëm po zë nxitja e kreditimit bankar të sektorit bujqësor, ku po subvencionohet 70 % e normës se interesit për 5 vite radhazi për kreditë që merren për ruajtje dhe përpunim te produkteve bujqësore, për blerje te mekanikes bujqësore si dhe për aktivitete që lidhen me peshkim dhe përpunim të produkteve të peshkut.
Aplikimi i subvencionit po zbatohet edhe për krijimin e fondit të garancisë në masën 50 % të vlerës se principalit për kreditë qe merren për aktivitete bujqësore, agro-përpunuese si dhe produkte te orientuara për eksport. Projekti po zbatohet në shkallë vendi dhe numri i fermereve përfitues është rritur 25% më shumë se në të njëjtën periudhë një vit më parë.
(balkanweb.com)
No comments:
Post a Comment