Sipas The Sun, Vedran Corluca, mbrojtësi i Tottenham Hotspur, pa se kamarieri nuk po ia hiqte sytë orës së tij të shtrenjtë dhe në moment e hoqi nga dora dhe ia dha për ta vëzhguar më nga afër.
Por, kamarieri u befasua kur në momentin që po admironte orën e zbukuruar me diamantë, futbollisti kroat i propozoi një shkëmbim orësh.
Kamarieri, i cili mbante një Seiko me një vlerë shumë më të ulët se ajo e lojtarit, mendoi se kjo ishte një shaka deri në momentin kur Corluca vuri në dorë orën Seiko dhe u largua nga restoranti duke i lënë dhuratën e shtrenjtë personit fatlum.
No comments:
Post a Comment