Evropa në panik,bakteri killer te kastravecat: 9 të vdekur

Edhe pse shkaku është identifikuar te kastravecat në Spanjë, në Gjermani dhe në Evropë po përhapet frika për bakterin e tmerrshëm E. Coli (EHEC). Janë tashmë nëntë viktima njoftoi Ministria e Shëndetësisë gjermane.

Bakteri killer nuk prek vetëm të moshuarit, por edhe të rinjtë. Të tre viktimat e fundit janë gra, dy tetëdhjetëvjeçare dhe një tridhjetë. Rastet e prekura nga bakteri kille E. Coli kanë ndodhur ditët e fundit edhe në vende të tjera: 25 raste janë regjistruar në Suedi, 7 në Danimarkë, 3 në Britaninë e Madhe, 2 në Austri, 1 në Holandë dhe një në Zvicër.

Evropa sa vjen e po alarmohet më tepër. Në Gjermani po përhapet gjithnjë e më shumë paniku te kastravecët ku numri i viktimave ka arritur deri tani në 10.

Sipas “Der Sonntag” dy raste janë regjistruar në Zvicër. Sipas ekspertëve, E. Coli (EHEC) është një nga bakteret më të rrezikshëm të këtij lloji që ka ndodhur ndonjëherë.

Edhe Franca është vënë në alarm, ku sipas autoriteteve franceze janë regjistruar tre raste helmimi nga ky bakter.

Bakteri, manifestohet kryesisht në formën e një diarre të përgjakshme me dhimbje barku dhe më pas mund të çojë në anemi renale dhe trombocitopenia. Instituti i Shëndetësisë vendase e ka identifikuar këtë bakter në një grumbull trangujsh organikë nga Spanja, por nuk ka përcaktuar ende nëse ky është burimi i vetëm i shpërthimit. Ndërkohë, janë regjistruar rastet e para në Danimarkë, Suedi dhe Austri.

Në Gjermani, deri në fund të prillit, prej trangujve të kontaminuar me bakterin vrasës janë infektuar më shumë se 270 njerëz (70% femra).
(noa.al)

No comments:

Post a Comment