Organizatorja e orgjive: Berluskoni më ka ndihmuar të gjej Zotin

Një aktore që ka ndihmuar në organizimin e festave bunga- bunga të kryeministrit italiane, ka zbuluar se Berluskoni e ka ndihmuar që të jetë më pranë me Zotin.

Sabina Began, 36 vjeç, që e quan veten Mbretëresha Bletë, thotë se ajo i ka organizuar festat e Berluskonit për shkak se 74 vjeçari ndjehej i vetmuar.

Began, që ka në trupin e saj një tatuazh të dedikuar Berluskonit, tha për një radio italiane se ai e do Zotin. “Ai flet me Zotin, është një besimtar dhe falë tij edhe unë jam bërë fetare. Ai është shumë spiritual. Më ka ndihmuar të gjej besimin.”

Began thotë se ato që thuhen për festat e tij janë të ekzagjeruara.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment