Belgjika: Shqipëria “kaloi provën” e vizave, nuk ka azilkërkues në BE.

Sekretari i Shtetit për emigracionin në Belgjikë, Melchior Wathelet ka thënë se Shqipëria e ka kaluar provën e monitorimit pas liberalizimit të vizave pasi në vendet e BE nuk pati fluks udhëtarësh të paligjshëm nga vendi ynë.
”Ne kemi probleme me disa vende te Ballkanit, qytetareve te te cilave u jane hequr vizat. Po shohim qe liberalizimi i vizave po perdoret per te ardhur e kerkuar azil ne Belgjike, qe eshte nje gje e papranueshme”, ja thënë zyrtari për AS.
Ai theksoi se “persa i perket Shqiperise, ne konstatojme se ne Belgjike nuk ka shtim te numrit te azilkerkuesve krahasuar me periudhen kur vizat ekizistonin dhe kjo per ne eshte nje gje pozitive”.
Një ndër kriteret e vendosura për vendet përfituese të liberalizimit është që ato ti sqarojnë qytetarët e tyre se udhëtimi i lirë në zonën shengen nuk është shans azili apo punësimi.
Veç kësaj liberalizimi rrezikohet nëse shkelen afatet dhe kushtet e qëndrimit në zonën shengen. Pikërisht pas shkeljes së këtyre kushteve, KE dhe BE kanë diskutuar mundësinë e rikthimit të regjimit të vizave për disa vende të ballkanit si Maqedonia dhe Serbia.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment