"Në 2 orë e gjysmë nxënesit do të kenë 25 pyetje për provimet e detyruara, që janë përkatësisht gjuhë dhe letërsi shqipe. Ndërsa provimi do te zhvillohet me 15 qershor", tha Ndriçim Mehmeti, specialist në Ministrinë e Asimit dhe Shkencës.
Por, ndryshe nga herët e tjera, sipas Mehmetit maturantët nuk do të kenë mundësi të ankimojnë provimet e tyre, pasi një test do të kalojë në tre grupe vlerësuesish.
Risi këtë maturë është se nxënësit e shkollave private do të testohen në ambientet e shkollave publike, me qëllim që ata të jenë në kushte të barabarta. Për realizimin e fondit të pyetjeve për Gjuhë dhe Letërsinë, hartuesit jane ngujuar në Agjencinë e Vlerësimit dhe Arritjeve të nxënësve.
(balkanweb.com)
No comments:
Post a Comment