Pas shqyrtimit për rreth pesë orë të ankesave të të dy subjekteve, KQZ vendosi të administrojë provat e qendrave të votimit të KZAZ-ve për të cilat adresohet ankimimi, siç janë libri i protokolleve, procesverbalet e grupeve të numërimit, etj, në mënyrë që Komisioni të hetojë rreth tyre.
Përgjatë një mbledhje me debate të zgjatura për rreth pesë orë, KQZ shqyrtoi bashkarisht dy ankesat, duke i trajtuar si një të vetme, nisur nga problematika e përbashkët.
Kërkesa e PD-së kërkonte rivlerësimin dhe rinumërimin e votave të kontestuara në katër njësi bashkiake të kryeqytetit, si dhe përfshirjen e tyre në tabelën përfundimtare të rezultateve.
Përfaqësuesit e shumicës në KQZ mbështetën këtë ankesë, duke e konsideruar ligjore dhe në funksion të objektivit për rivlerësimin e çdo vote të kontestuar.
Ndërsa përfaqësuesja e opozitës në KQZ, nënkryetarja Dëshira Subashi, tha se ankesa e PD-së është "nonsens" dhe "një taktikë ndaj kundërshtarit politik". Kërkesa tjetër e shqyrtuar sot nga Komisioni Zgjedhor që i përkiste PS-së kundërshton rezultatet e KZAZ-nr. 49, njësia bashkiake 5, si dhe vendimin e KQZ-së për tabelën përfundimtare të Bashkisë Tiranë.
KQZ do të mblidhet nesër ora 09:30 për të vendosur lidhur me ankimimet e dy subjekteve zgjedhore.
(balkanweb.com)
No comments:
Post a Comment