Gjermani, përkeqësohet situata nga E-Coli

Ekspertët parashikojnë përkeqesimin e situatës, pas shpërthimit të Escherichia-Coli, në Gjermani. Të paktën 14 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë të prekur nga infeksione qe lidhen me kontamimin e perimeve.

Profesori Oliver Grieve, i Qendrës Mjekesore te Universitetit ne Shlesvig- Holshtein, ku po trajtohen shumë prej personave të sëmurë beri nje parashikim pesimist te situates.“Shpresojmë që numri i rasteve të ulet, por kemi frikë të kundërtën”.

Mendohet se origjina e bakterit vdekjeprures janë trangujt e importuar nga Spanja. Zyrtaret spanjolle refuzojne te pranojne kete duke thene se ende nuk eshte mesuar me saktesi se ku jane kontaminuar perimet. Zedhenesi i Bashkimit Europian tha se trangujt nga qytetet e Almerias dhe Malagas shihen si burimi i kontaminimit. Ministrja spanjolle e Bujqesise, Rosa Agilar tha se cfare duket nga kjo panorame, eshte demtimi i imazhit te Spanjes.

Instituti Robert Koh, qe merret me semundjet ne Gjermani konfirmoi 329 raste në vend, megjithese ekspertet flasin per 1200 te prekur. Në Suedi autoritetet folen për 36 raste te dyshuar, të cilat lidhen me udhetimet ne veri te Gjermanise. Per raste te tille raportohet ne Zvicer, Danimarke, Holande dhe Britanine e Madhe.

Rusia vendosi te ndaloje importin e domateve, trangujve dhe sallates te prodhuar ne Gjermani dhe Spanje. Republika Ceke dhe Franca nxorren jashte tregut keto perime. Po keshtu, Austria, Belgjika, Holanda, Danimarka.Organizata Boterore e Shendetesisë e pershkruajti perhapjen e bakterit si me te madhen dhe me te renden, dhe u beri thirrje te gjithe vendeve te punojne bashke per te gjetur burimin e kontaminimit. Në shumë raste, infeksionet gastro-intestinale, cojne ne sindromen Hemolitiko-Uremike qe shkakton probleme te veshkave dhe jane fatale per per njeriun.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment