Në një konferencë për shtyp nga selia rozë, zoti Edi Rama tha se “faktet që kanë dalë prej tavolimës së vjedhjes së orkestruar nga Saliu I janë vënë në dispozicion prokurororisë dhe janë të të gjitha provat e një krimi jo thjesht adminsitrativ, por penal.”- tha Edi Rama duke i kërkuar prokurorisë “të veprojë për të zbardhur me themel çka ka ndodhur, duke deformuar në mënyrë spektakolare vullnetin e qytetarëve me qëllim përmbysjen e fitores në tavolinë dhe grabitjen e mandatit të Tiranës.
"Kolegji të gjykojë me ndershmëri e inegritet professional mbi një cështje të qartë si drita e diellit. Kjo kërkesë ka të bëjë me fatet e demokracisë dhe ecurinë e punwve në këtë vend që do të jetë tërësisht i kompromentuar nëse nuk jepet derjtësi”- nënvizoi Rama. Ai përsëriti se PS mirëpret kontributin Komisionit të Venecias, një “mision prestigjioz". "Mirëpresim dhe cdo produkt tjetër për të ndalur këtë kanibalizëm elektoral.”- shtoi Rama. Ai akuzoi kryeministrin Berisha se “po turpëron Shqipërinë” . Ajo që po ndodh- tha Rama- nuk cënon vetëm Saliun apo këtë pushtet të vjedhur por cënon dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE dhe ardhmërinë e cdo familjeje shqiptare.
(balkanweb.com)
No comments:
Post a Comment