Ja vipat që kanë kryer marrëdhenie homoseksuale

Edhe pse shumica e tyre janë të martuar dhe nuk kanë prirje homoseksuale, yjet e Hollywood-it nuk e fshehin se kanë provuar seksin me pjesëtarët e gjinisë së njëjtë, ndërsa në mesin e tyre janë Angelina Jolie, Steven Tyler, bashkëshorti i Gwen Stefani-t dhe të tjerë.

Duke supozuar se nuk është turp të eksperimentohet me seksualitetin e tyre, këto yje hollivudiane ia pranuan opinioni se kanë pasur marrëdhënie me gjininë e njëjtë, dhe me këtë kohë pas kohe janë duke e shokuar opinionin, apo jo?

Courtney Love në shtrat me Kate Moss-in

Anëtari i grupit “Aerosmith” Steven Tyler nuk ndalet së shokuari publikun me detajet nga autobiografia, e cila shumë shpejt do të gjendet në kioska. E fundit që e publikoi është se ka bërë seks me mashkull, por siç deklaroi “kjo nuk i pëlqeu”. Shumë spekulime shkaktoi edhe Gavin Rossdale, bashkëshorti i Gwen Stefani-t, i cili e pranoi se kur i kishte 17 vjet ka pasur lidhje me një transvestit.

“Këso gjëra ndodhin kur i ke 17 vjet. Mendoj që kjo nuk është e çuditshme pasi që atëherë e njeh botën. Kjo është pjesë e rritjes. Dhe kjo është e tëra, as më pak e as më shumë”, deklaroi Gavin për revistën “Details”. E vërtetë apo jo, Courtney Love para një viti për një revistë irlandeze pohoi se ka qenë në shtrat me modelen e njohur Kate Moss.

“Ky është tregim i mrekullueshëm për nipërit dhe mbesat. Kate atëherë nuk ka përdorur shumë drogë. Ka ndodhur në Milano në vitet e ’90-ta. Ka qenë argëtuese. Shpresoj se ajo nuk do të hidhërohet se e bëra publike këtë. Kate është e mrekullueshme dhe mikja ime e mirë”, deklaroi Love.

Edhe Jolie, Gaga e Rihanna

Për Angelina Jolie-n disa herë është shkruar se është biseksuale, dhe disa vajza anonime kanë deklaruar se kanë fjetur me të. Ndërsa para dhjetë vjetësh, edhe vet e pranoi se ka pasur përvojë të këtillë.

“Kur i kam pasur 20 vjet, jam dashuruar në një person e cila ka qenë femër, kam dashtë të jem me të, dhe nuk kam mundur t’i bëjë ballë ndjenjave. Ka qenë aq e bukur dhe e ndryshme, andaj këtë kam dashtë ta ndajë me të tjerët”, deklaroi aktorja. Me siguri “jo befasuese”, edhe këngëtarja Lady Gaga e pranoi se ka bërë seks me femër.

“O perëndi, kam qenë në lidhje seksuale me një femër, po kam qenë. Femrat më pëlqejnë, por kam qenë e dashuruar vetëm në meshkuj”, u përpiq ta sqaroj këtë “mjeshtri i skandaleve”. Edhe pse Rihanna kurrë nuk ka folur për përvojën me anëtarët e gjinisë së njëjtë në vend të saj këtë e bëri Taja Barton.

“Më është hedhur, shkuam poshtë dhe më ofroi kënaqësi. Nuk e ndala. Kur e përjetova orgazmën, vazhdoi të flasë me mua sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ajo nuk kërkoi asgjë tjetër”, janë disa detaje nga libra të cilën së shpejti Taja Barton do ta publikojë.
(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment