Shtyhet prezantimi i Tabletës Acer

Në fund ka pësuar një shtyrje në datën e lançimit dhe bëhet fjalë për tabletën Acer Iconia Tab A100 me sistem operativ Android dhe një diagonale ekrani prej 7 polësh.

Motivi me sa duket është për të përshtatur këtë tabletë me sistemin operativ Android 3.0 Honeycomb, që duhet fillimisht të studiohet dhe të optimizohet në mënyrën më të mirë.

Një zgjedhje që duhet vlerësuar pasi tregon maturi, për të mos rrezikuar në hasjen e problemeve në vazhdim.

Ky vendim nga njëra anë do të ngjallë dhe pakënaqësi tek disa përdorues të cilët duhet thënë se i kishin vënë syrin kësaj aparature dhe po e prisnin çastin e prezantimit të saj.

No comments:

Post a Comment