Juventusi ka konfirmuar se Antonio Conte do të jetë trajneri i ekipit për dy vitet e ardhshme pasi 41-vjeçari ka nënshkruar kontratë me ekipin nga Torino gjatë pasdites së të martës.
Në deklaratë thuhet:
“Antonio Conte është rikthyer te Juventusi. Këtë herë për ta drejtuar atë jo në fushë, por nga stoli. Ai është trajneri i ri. Conte ka nënshkruar kontratë dyvjeçare e cila do ta lidhë atë me Biankonerët deri më 30 qershor, 2013”.
Më herët klubi kishte konfirmuar shkarkimin e Luigi Del Nerit, i cili largohet pas një sezoni në drejtim të klubit. Ish-trajneri i Sampdorias drejtoi ekipin vetëm në pozitën e shtatë, duke bërë që presidenti Andrea Agnelli të mendojë një ndryshim.
Gjatë kohës si lojtar Conte fitoi Ligën e Kampionëve si edhe 14 trofe të mëdhenj.
(yllpress.com)
No comments:
Post a Comment