Itali, Berlusconi humb bastionet historike

Koalicioni i qendrës së djathtë i kryeministrit italian, Silvio Berlusconi ka humbur kontrollin e disa qyteteve me rëndësi, si Milano dhe Napoli.

Kështu tregojnë rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale. Italianët po votojnë balotazhin e këtij procesi, që është parë si testi më i madh për kryeministrin.

Milano, kryeqyteti financiar i Italisë, është njëkohësisht shtëpia e Berlusconi-t dhe baza e pushtetit të tij.

Nëse rezultati konfirmohet, kjo do të jetë humbja e parë e kontrollit të Berlusconi-t pas dy dekadash dominimi të plotë.

Zgjedhjet janë testi i parë i madh për zotin Berlusconi, që kur nisi procesi ndaj tij për abuzim me detyrën dhe për marrëdhënie seksuale me një prostitutë nën moshën e lejuar.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment