“Futbolli nuk është në krizë. Ndodhemi vetëm përballë disa vështirësive”, tha Blatter.
Më tej, kreu i FIFA-s komentoi edhe sugjerimin e qeverisë britanike e cila më herët kërkoi pezullimin e zgjedhjeve për president të FIFA-s përderisa Blatter ishte i vetmi kandidat.
“Nëse qeveritë përpiqen të ndërhyjnë në futboll, kjo është shqetësuese. Unë mendoj se FIFA është një organizëm i fortë që mund të përballojë me strukturat e saj të gjitha problemet që has”, tha Blatter.
Të mërkurën mbahen zgjedhjet për presidentin e FIFA-s dhe 75 vjecari zviceran, Sepp Blatter është i vetmi kandidat në garë. Ai do të kërkojë mandatin e katër në krye të futbollit botëror në një garë që duket se do të jetë pa rivalë, pasi kandidatura tjetër, ajo e Mohamed Bin Hammam u hoq pas pezullimit të këtij të fundit nga Komiteti i Etikës në FIFA.
Vetë, Bin Hammam nga Katari, ka kundërshtuar vendimin e Komitetit duke thënë se ai është penalizuar para se të gjendej fajtor për akuzat e hedhura kundër tij, e për këtë nuk do të njohë këtë vendim.
(top-channel.tv)
No comments:
Post a Comment