Ato gjëra që neve mund të na duken shumë të çuditshme, për anëtarët e një shoqërie tjetër janë diçka e zakonshme dhe shumë normale.
Ja disa prej tyre:
Hedhje fëmijësh në Indi
Në qytetin e Sholapur ekziston një traditë shumë e rrezikshme: hedhje bebesh nga një lartësi prej 15 metrash. Fëmijët e vegjël hidhen nga ballkonet dhe banorët e zonës i presin poshtë me një peshqir. Thonë se kjo gjë sjell fat.
Para në këmbët e nuses në Suedi
Para se nusja të shkojë në altar, prindërit i vendosin nga një monedhë në këpucë. Babai një monedhë argjendi në këmbën e majtë, ndërsa nëna një monedhë floriri në këmbën e djathtë. Ky ritual thuhet se garanton që martesa mos të ketë vështirësi ekonomike.
Sekuestrim nusesh në Gjermani
Tradita kërkon që nusja të sekuestrohet para dasmës. Këtë gjë e bëjnë miqtë e saj dhe familjarët. Dhëndrri duhet të fillojë ta kërkojë për të treguar dashurinë që ndjen për të. Nuset e sotme zakonisht fshihen nëpër pub-e.
Dita më e lumtur e jetës?
Në Skoci, sidomos në zonat malore, vazhdon të ndiqet një traditë e vjetër: nuses i hidhet miell, vezë dhe pupla. Më pas, e “zukuruar” në këtë mënyrë ajo duhet të shëtisë në fshat ndërkohë që të afërmit përplasin bidona në mënyrë që të gjithë të dalin për ta parë.
(www.top-channel.tv)
No comments:
Post a Comment