Bleona Qereti, SEKSBOMBA SHQIPTARE: “ Jeta ime në tapetin e kuq”.

Jetesa e saj ka ndryshuar kryekëput gjatë viteve të fundit… Që pas largimit nga Shqipëria, për këngëtaren e suksesshme Bleona Qereti po fryn një erë e re. Dëshiron me çdo kusht të bëhet pjesë e tregut amerikan dhe nga ç’kemi mësuar, është në rrugë të mbarë. Por, përveç dëshirës për të arritur diçka në industrinë muzikore në SHBA, duhet edhe një investim i madh në kohë dhe të ardhura, për të cilat Bleona duket se nuk do t’ia dijë… ” Do të qesh vetëm kur të arrij qëllimin që i kam vënë vetes”, – tregon këngëtarja për “ Bluetooth” gjatë një komunikimi të gjatë përmes telefonit… “ Dje kam qenë pjesëmarrëse në ‘ Billboard Music Awards’. Kam ardhur me avion nga Kana dhe tani më duhet të udhëtoj përsëri”, – ka vijuar më tej ajo, duke na zbuluar se ndalesa e radhës është “ Formula 1”. Është mësuar tanimë me evente të tilla dhe kuptojmë që pjesëmarrja në to nuk i duket më një arritje ( kujtojmë këtu që vetëm pak muaj më parë ka qenë pjesëmarrëse në “ Grammy Awards”). Jeta e saj tanimë ka shumë ndalesa… Është prezente në të gjitha eventet e rëndësishme ndërkombëtare dhe pjesëmarrja në to e ka ndihmuar të krijojë shumë kontakte. “ Falë tapetit të kuq kam njohur shumë njerëz të famshëm, madje disa prej tyre i kam bërë miq të mirë”, vazhdon Bleona ndërsa na tregon se disa prej tyre çuditen kur e shohin në çdo event.


“ Jo më larg se dje një nga anëtarët e grupit “ Black Eyed Peas” më tha: ‘ Ti udhëton më shumë se ne’, pasi 2 ditë më parë kishim qenë bashkë në Kanë. Ata nuk e kuptojnë që unë nuk e kam punë qejfi këtë që po bëj”, na tregon veç të tjerash seksbomba shqiptare. Sakaq nëse do t’i rikthehemi muzikës duket se ëndrra e saj amerikane po merr formë. Më 2 qershor do të jetë në studion e një prej emrave më të lakuar në muzikën botërore siç është Timbaland dhe vetëm disa ditë më pas do të ndalojë në studion e një prej kompozitorëve të Rihanës, Taio Cruz Makeba. Shumë prej jush mund të mendojnë se të gjitha këto janë fjalë boshe, pa asnjë bazë, ama ne duam të besojmë tek Bleona madje dhe ju duhet të besoni, pasi ajo vërtet po punon shumë… Sa i përket jetës private këngëtarja e famshme shqiptare vazhdon lumturisht e dashuruar martesën me Gani Bardhën të cilin na thotë se e ka mbështetje për çdo gjë…” Ai qëndron gjithmonë pas meje, madje ndonjëherë më habit”, – shprehet Bleona ndërsa pranon se lindja e një fëmije nuk bën pjesë në planet e afërta, “ megjithatë, ato punë i di Zoti”, – përfundon bukuroshja e skenës...

(vipat.info)

No comments:

Post a Comment