Rama: Drejtësia të japë drejtësi për kanibalizmin elektoral

Kryetari i PS, Edi Rama në një komunikim të posaçëm me median, pak minuta pas rifillimi të mbledhjes së KQZ, akuzoi kryeministrin Berisha si frymëzuesin e asaj që Rama e etiketoi si kanibalizëm elektoral. Rama tha se....... ankesa për gjithçka po ndodh në KQZ ka marrë përmasa ndërkombëtare. Sipas tij, opozita, por edhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar, presin që prokuroria të veprojë për të zbardhur ne themel gjithçka, duke nisur nga deformimi i vullnetit të qytetarëve të Tiranës.

“Kolegji zgjedhore të japë drejtësi për deformimin e votës në Shqipëri”- tha Rama,duke shtuar se me gjithçka që po ndodh po cënohet e ardhmja e çdo familje shqiptare.

Rama tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor jo vetëm do të përcaktojë legjitimitetin e votës së hedhur tashmë nga shqiptarët, por edhe do t’i japë fund mashtrimit të madh. Për këtë arsye, kryesocialisti tha se kanë pranuar edhe propozimin e ndërkombëtarëve për ekspertizën e posaçme të Komisionit të Venecias.
(www.noa.al)

No comments:

Post a Comment