Tadic: Serbia do ta arrestojë Haxhicin

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka shprehur vendosmërinë e Serbisë për ta arrestuar Goran Haxhicin, të arratisurin e fundit për krime lufte në Ballkan.

Në një itervistë për agjencinë e lajmeve AFP, Tadic ka deklaruar se Serbia është duke i përmbushur obligimet e saj ndërkombëtare dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Ai shprehu bindjen që Serbia “do ta arrestojë Haxhicin në javët, muajt apo gjatë vitit të ardhshëm”.

Haxhic ka udhëhequr trupat serbe në kohën e luftës në Kroaci. Tribunali i Hagës e akuzon atë për vrasjen e qindra civilëve kroatë dhe për dëbim të dhunshëm të rreth 28 mijë kroatëve dhe jo-serbëve gjatë luftës në Kroaci më 1991-1995.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment