Mjekët këshillojnë që qytetarët të zgjedhin vendet e blerjes së frutave dhe perimeve si dhe të mos përdorin ushqime të gatshme dhe ëmbëlsira që shiten nga tregtarë ambulantë.
Por sipas tyre problem paraqet shumë edhe uji, i cili në masën më të madhe është ujë depozite të cilat pastrohen rrallë.
Mjekët thonë se uji i ndenjur i depozitave është bartës i madh bakteresh dhe përdorimi i tij pa u zier shkakton crregullime në organizëm.
Sipas diagnozave të shënuara në regjistrin e urgjencës së infektivit janë të shumtë pacientët që kanë kërkuar ndihmën e parë pasi kanë konsumuar në bare, lengje apo pije të ngrohta.
Edhe këto shqetësime sipas mjekëve kanë buruar nga përdorimi i ujit të depozitave për përgatitjen e kafeve dhe pijeve të tjera dhe për këtë arsye ata kërkojnë marrjen e masave nga strukturat përkatëse të shëndetësisë.
Por me rritjen e temperaturave duhet të shtohet edhe higjena për të gjitha produktet që konsumojnë. Mjekët kërkojnë që cdo produkt të konsumohet pasi të jetë larë mirë dhe të jetë i ruajtur në vende të freskëta si dhe të kontrollohet data e skadencës së cdo produkti që blihet, sic janë lëngjet e frutave, qumështi i ambalazhuar etj.
(top-channel.tv)
No comments:
Post a Comment