Urdhër – arresti këngëtarit Stresi.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka ‘miratuar’ fletë – arrestet për katër të rinj, mes të cilëve edhe Arkimed Lusha, reperi i njohur me emrin ‘Stresi”.


Gazeta Panorama raportoi të dielën se katër të rinjtë akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda për ‘gjobëvënie’ ndaj Leonard Bombajt i njohur si regjizor dhe drejtues i një qendre të njohur artistike për fëmijë në kryeqytet.

Sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda ata akuzohen për veprën penale të ‘shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në bashkëpunim. Hetimet u nisën në vitin 2010 kur Prokuroria mori dy padi, e para nga Leonard Bombaj për kanosje ndaj tij dhe e dytë ndaj Bombajt e cila e akuzonte atë për marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë.

Gazeta Panorama raportoi të dielën se në 6 maj të këtij viti Prokuroria i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Krimeve të Rënda që të dyshuarit të hetoheshin në masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Apeli vendosi që hetimet ndaj të rinjve duhet të vijojnë, ndërkohë që ata duhet të jenë në ‘arrest me burg’.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment