Ne pjesen e pare te mbledhjes paraditen e sotme, KQZ vendos te marre parasysh kerkesen e PD per rinumerimin e 26 kutive te votimit që i përkasin katër KZAZ-ve të bashkisë Tiranë pasi komisioneret e PD dyshojne se në to ka shume flete te kontestuara. mesditen sotme KQZ ka vijuar numërimin e fletëve të kontestuara. Hap 11 kuti, nga leximi i fletëve të kontestuara rezulton 7 vota për kandidatin e Partisë Socialiste Edi Rama, 4 vota për kandidatin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
KQZ HAP 11 KUTI, 7 VOTA RAMA, 4 VOTA BASHA
Ora 15:15 KQZ ka vijuar numërimin e kutive. Deri me tani janë hapur 11 kuti. Nga këto kuti nga leximi i fletëve të kontestuara rezulton 7 vota për kandidatin e Partisë Socialiste Edi Rama, 4 vota për kandidatin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
KQZ, OLLI: PROCEDURA ME KUTITE, TRANSPARENTE DHE NE INTEGRITET TË PLOTË
Ora 13:00-Pas vendimit për numërimin e 26 kutive me fletë votimi të kontestuara, zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli sqaroi sot opinionin publik se dorëzimi dhe marrja e më pas hapja e kutive të votimit do të jetë një procedurë tërësisht transparente dhe në integritet të plotë.
“KQZ gjen me vend të sqarojë se marrja e kutive e materialeve zgjedhore është tërësisht transparente dhe repsekton integritetin”.
Olli theksoi se kërkesa e PD u pranua pasi ishte në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Në këtë pikë zëdhënësi i KQZ bëri të ditur se cdo veprim do të bëhet sipas Kodit Zgjedhor që përcakton qartë procedurën e dorëzimit të kutive. Integriteti i padiskutueshëm qëndron dhe në faktin se në cdo tabelë rezultati shënohen numrat e vulat e sigurisë ku janë mbyllur fletët dhe materialet e votimit”, theksoi Olli duke shtuar se cdo subject partiak ka kopje të tabelës së rezultateve për cdo kuti, për numrin e votave, numërin e votuesve.
MBËRRIJNË NGA LUNDRA 26 KUTITË, PRITET NUMËRIMI I FLETËVE TË KONTESTUARA
Ora 12:30-Sot në pjesën e dytë të mbledhjes së KQZ u vendos që në orën 13:00 të nisë numërimi i 26 kutive me fletë të kontestuara. Tashmë në KQZ kanë mbërritur kutitë që ishin të magazinuara në Lundër.
KQZ MIRATON KËRKESËN E PD: TË RINUMËROHEN EDHE 26 KUTI VOTIMI
Ora 11:00-KQZ miratoi sot në mbledhjen e radhës kërkesën e Partisë Demokratike për rinumërimin e fletëve të kontestuara.
Në mbledhjen e sotme ku priten të shqyrtohen ankimimet e PS e PD, me 4 vota pro, KQZ miratoi kërkesën e PD për hapjen e 26 kutive të tjera që i përkasin katër KZAZ-ve të bashkisë Tiranë ku dyshohet se ka të hedhura gabimisht nga qytetarët fletë votimi të cilat do konsiderohen të vlefshme. Pas shumë debateve dhe kundërshtimeve nga ana e përfaqësuesve të opozitës, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani tha se "do të kemi mundësi t'i kqyrim këto vota, të hapim kutitë ku gjendet zarfi me votat e kontestuara dhe të bëjnë një vlerësim përfundimtar për to".
I menjëhershëm ka qënë reagimi i përfaqësuesve të opozitës, të cilët kërkuan shpjegime se si ruhen dhe kush i administron këto kuti votimi.
Në përgjigje të kësaj kërkese, kryetari i KQZ-së, shpjegoi se kutitë janë dorëzuar nga KZAZ-të në KQZ dhe dorëzimi është bërë me procesverbale të rregullta. Kutitë janë në KQZ nën administrimin e këtij institucioni, ndërsa transportimi i tyre është bërë nga punonjësit e Komisionit. Për çdo pretendim që ju (opozita) mund të keni përgjegjësia është e KQZ-së", tha Ristani.
KQZ SHQYRTON KERKESAT E PD E PS
Ora 10:00-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi shqyrtimin e kërkesave ankimore të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste lidhur me tabelat e rezultateve përmbledhëse të bashkisë Tiranë.
Përfaqesuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj, kundërshtoi ankimimin e PD-së, duke e quajtur atë të pabazuar në ligj dhe që synon të ngatërrojë më shumë procesin.
Ndërsa, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti, kundërshtoi argumentat e Gjonçajt, duke theksuar se është e drejtë e subjektit të bëjë ankimimin përkatës dhe është KQZ ajo që duhet të vendosë për këtë. Ai nënvizoi se gjithçka është në përputhje me ligjin, ndërkohë që KQZ ka funksionuar si KZAZ e Tiranës.
Kërkesat e depozituara në Komision, dy nga PS dhe një nga PD, sipas KQZ-së, bazohen mbi të njëjtën problematikë: kundërshtimin e tabelës përmbledhëse dhe kundërshtimin e rezultatit për bashkinë e Tiranës.
KQZ PRITET TE SHQYRTOJE SOT ANKIMIMET E PD E PS
Ora 07:00-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot mbi vendimmarrjen për kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste lidhur me tabelën përmbledhëse për kryetar të Bashkisë së Tiranë.
KQZ do të vendosëlidhur me ankimimet e dy subjekteve zgjedhore.
Pas shqyrtimit për rreth pesë orë të ankesave të të dy subjekteve, KQZ-ja vendosi dje të administrojë provat e qendrave të votimit të KZAZ-ve për të cilat adresohet ankimimi, siç janë libri i protokolleve, procesverbalet e grupeve të numërimit etj, në mënyrë që Komisioni të hetojë rreth tyre.
Përgjatë një mbledhje me debate të zgjatura për rreth pesë orë, KQZ-ja shqyrtoi bashkarisht dy ankesat, duke i trajtuar si një të vetme, nisur nga problematika e përbashkët.
Demokratët kërkojnë nga KQZ-ja verifikimin e votave të kontestuara gjatë procesit të numërimit në Tiranë në 26 qendra votimi, ku gjatë numërimit ka pasur vërejtje për fletë të ndryshme votimi, që janë klasifikuar si të kontestuar.
Socialistët nga ana e tyre, kundërshtojnë miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të votimit të KZAZ-së 49, si dhe vendimin e KQZ-së “për nxjerrjen e rezultatit të votimit për kryetar të Bashkisë Tiranë”.
Po dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi dje kërkesën e Partisë Socialiste, për pezullimin e shqyrtimit të ankesave për
vendimin që i hapi rrugë shpalljes së tabelës përmbledhëse të rezultatit për Bashkinë e Tiranës. Përfaqësuesit ligjorë të PS-së i kërkuan Komisionit të vendoste pezullimin e ankimimeve me argumentin se çështja po shqyrtohet tashmë në Kolegjin Zgjedhor.
(balkanweb.com)
No comments:
Post a Comment