Ankimimet e PD-PS KQZ pritet të japë sot vendimin final

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot vendimmarrjen për kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste lidhur me tabelën përmbledhëse për kryetar të Bashkisë së Tiranë.

KQZ do të vendosëlidhur me ankimimet e dy subjekteve zgjedhore.

Pas shqyrtimit për rreth pesë orë të ankesave të të dy subjekteve, KQZ-ja vendosi dje të administrojë provat e qendrave të votimit të KZAZ-ve për të cilat adresohet ankimimi, siç janë libri i protokolleve, procesverbalet e grupeve të numërimit etj, në mënyrë që Komisioni të hetojë rreth tyre.

Përgjatë një mbledhje me debate të zgjatura për rreth pesë orë, KQZ-ja shqyrtoi bashkarisht dy ankesat, duke i trajtuar si një të vetme, nisur nga problematika e përbashkët.

Demokratët kërkojnë nga KQZ-ja verifikimin e votave të kontestuara gjatë procesit të numërimit në Tiranë në 26 qendra votimi, ku gjatë numërimit ka pasur vërejtje për fletë të ndryshme votimi, që janë klasifikuar si të kontestuar.

Socialistët nga ana e tyre, kundërshtojnë miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të votimit të KZAZ-së 49, si dhe vendimin e KQZ-së “për nxjerrjen e rezultatit të votimit për kryetar të Bashkisë Tiranë”.

Po dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi dje kërkesën e Partisë Socialiste, për pezullimin e shqyrtimit të ankesave për
vendimin që i hapi rrugë shpalljes së tabelës përmbledhëse të rezultatit për Bashkinë e Tiranës. Përfaqësuesit ligjorë të PS-së i kërkuan Komisionit të vendoste pezullimin e ankimimeve me argumentin se çështja po shqyrtohet tashmë në Kolegjin Zgjedhor.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment