Zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë bërë ndryshimet adekuate në Ligjin e partneritetit publiko-privat, pas vërejtjeve dhe sugjerimeve të Komisionit Evropian. Këto ndryshime, janë të ndërlidhura me prokurimin publik, dhe janë bërë me qëllim të harmonizimit me legjislacionin që zbatohet në BE.
Ligji i partneritetit publiko-privat, i hartuar para dy vjetësh, po i nënshtrohet disa ndryshimeve, me qëllim të evitimit të defekteve të identifikuara.
Ky ligj konsiderohet i rëndësishëm për reformat që është duke i ndërmarrë Qeveria në ekonomi, respektivisht për përfshirjen e sektorit privat në infrastrukturë dhe shërbime publike.
“Ne ndryshimet jemi duke i bërë kryesisht për ta përafruar me direktivat e Bashkimit Evropian. Ka disa qartësime që do të fuqizojnë përfshirjen e sektorit privat në infrastrukturë dhe shërbime publike, duke qartësuar, metodën, punën dhe se si do të ecim përpara, gjë që iu ndihmon edhe investitorëve potencial”, ka thënë për Radio Kosovbë, Lorik Fejzullahu, udhëheqës i Njësisë së partneritetit publiko-privat në Ministrinë e Financave.
Sipas tij, ky ligj do të specifikojë procedurat e prokurimit, prandaj duhet të harmonizohet edhe me Ligjin e prokurimit publik.
“Ne, tash, për arsye se i referohemi Ligjit të prokurimit publik në shumë instanca, është dashur ta harmonizojmë me të. Kështu që është duke u bërë një harmonizim i dy ligjeve”, ka thënë Fejzullahu.
Grupi punues i ka bërë ndryshimet adekuate, dhe tani ky ligj duhet të kalojë procedurat e rregullta në Qeveri dhe pastaj në Kuvend.
Ndryshe, sipas Ligjit të partneritetit publiko-privat, deri tani është zbatuar vetëm një projekt, dhënia me koncesion e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërkaq në të ardhmen parashihen projekte tjera infrastrukturore.

(telegrafi.com)
No comments:
Post a Comment