Këngëtarja kosovare Leonora Jakupi u është rikthyer aktiviteteve muzikore pas lançimit të këngës “Koha s’na fal”, të cilën e realizoi edhe me videoklip. Këtë radhë Leonora ka zgjedhur si destinacion Maqedoninë, ku është duke performuar për fushatën parazgjedhore që po mbahet atje dhe atë në krah të partisë e cila është në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim. Ajo, së bashku me këngëtarët Miranda Hashani dhe Mustafa Ymeri, kanë realizuar një këngë që është dhe si një lloj himni për këtë parti që garon në zgjedhje, ndërsa si protagoniste paraqitet vetë Leonora, si një nga këngëtaret më të njohura dhe më të preferuara të estradës shqiptare. E, ajo që na intereson neve, është se sa do të paguhen këto këngëtare për gjithë punën që do të bëjnë. Derisa pagesat asnjëherë nuk bëhen të ditura as nga estrada e as nga ata që financojnë këto fushata, ne mësojmë se shuma që do të paguhet Leonora Jakupi është diku rreth 30 mijë euro për gjithë fushatën, e cila do të organizohet gati në çdo vend ku flitet shqip në Maqedoni. Këtu nuk përfshihen shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit, pasi për të gjitha kujdeset organizatori, ndërsa këngëtarja arkëton shumën e premtuar si fitim të pastër. Ky do të jetë një fitim i madh për këngëtaren, e cila njëkohësisht është duke punuar edhe me realizimin e albumit më të ri, ku bashkëpunon me tekstshkruesin Avni Qahili, i cili gjithmonë di të bëjë hite për këngëtarët tanë.
(kosovarja.co)
No comments:
Post a Comment